Njoftohen konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë, në komunat, Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik, se është arritur të stabiliozhet dhe rikthehet cilësia e ujit të pijshëm!
Përjashtim i njoftimit vlen vetëm për konsumatorët që furnizohen nga burimi i Radavcit, e të cilët vazhdojnë të jenë të lutur që ujin për pije, ta shfrytëzojnë duke e vluar parapraksiht, pasojë kjo, nga shkrirjet malore të borës!
KRU 'Hidrodrini' siguron konsumatorët se specialistët e kontrollit dhe mbikëqyrjes, janë 24 orë nën përcjellje të kushteve dhe cilësisë.
Njoftimi i sotëm, pason ate të datës 03 Maj 2021.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë