Gjashtë fshatra të komunës së Shtimes kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se gjatë natës së mbrëmshme ka pasë një defekt në pompën zhytëse 22 kë në stacionin kryesor të fshatit Rashincë( komuna e Shtimes), i cili ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm fshatrat e rrafshit si: Rashincë, Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë, Vojnovc dhe Gjurkovc.
“Ekipi i mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit nga Njësia Operative e Ujësjellësit Shtime është duke punuar intensivisht në ndërrimin e pompës në mënyrë që të rifunksionalizohet ky sistem.
Shpresojmë që deri në fund të ditës së sotme do të rikthehet furnizimi me ujë për këto gjashtë fshatra”, ka thënë ajo.