Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri, ka komentuar incidentin në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në mes deputetit Besim Muzaqi nga VV dhe Hajdar Beqajt nga PDK, duke e konsideruar si incident të nxitur nga vet Albin Kurti për ta tërhequr vëmendjen nga vendimi i sotëm për t'ia paguar rrymën komunitetit serb në veri të vendit me vlerë prej 11 milionë eurove.
Ky është postimi i plotë i Muhaxherit:
Incidentin qe e shkaktoI Besim Muzaqi i VV –së duke e sulmu Hajdar Beqen e PDK-së është i nxitur nga Albin Kurti për të tërhequr vëmendjen nga 11 milion eurot që Kurti ju pagujti rrymën serbëve në veri.
Kjo qeveri e shpik një temë për me mbulu një skandal. Këtë film kemi me pa na vazhdimësi.