Një pjesë e Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” u dogj dje pasi zjarri kaploi një nga repartet aty.
Zjarri nisi përgjatë kohës sa brenda ndodheshin të shtrirë pacientët e spitalit.
Mirëpo zjarri dhe tymi nuk ishin pengesë që dy heronjtë e ditës së djeshme, infermieri Arlind Selani dhe infemierja Filloreta Feka të rrezikonin jetët e tyre për t’i bartur pacientët në një repart tjetër.
Mitropol mëson se Selani e Feka u alivanosën nga tymi përderisa tentonin t’i nxjerrnin pacientët që aty.
Spitali ka potencuar se zjarri u shkaktua nga mbeturinat spitalore.
Për fat të mirë, pas intervenimit të shpejtë nga përgjegjësit incidenti përfundoi pa dëme në njerëz.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/08/auto_183401044_289864882844927_4475069737855850046_n1620483828.jpg)