Komuna e Klinës ka filluar projektin për ndërtimin e një stacioni autobusësh.
Ish-tregu i gjelbër është lokacioni që është përzgjedhur për vendndaljen e mjeteve transportuese, derisa një rrethrrotullim i vogël pritet t’ua lehtësojë edhe qasjen.
Për realizimin e këtij projekti buxheti ishte ndarë më herët, por fillimi i punimeve ishte shtyre deri në miratimin e hartave zonale.
Janë 67 mijë euro që janë ndarë për fazën e parë të punimeve derisa ato pritet të kryhen për 120 ditë.