Edhe sot asnjë rast i ri me covid në Malishevë

Kosova

Edhe sot asnjë rast i ri me covid në Malishevë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:07
Malishevë

Edhe 24 orët e fundit, sa i përket situatës me covid-19, kanë qenë të qeta për Komunën e Malishevës, pasi nuk është regjistruar asnjë rast i ri dhe gjendja mbetet e njëjtë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

nga rasti i parë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1105 raste, prej tyre 1023 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 30 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat