Kompanitë e Teknologjisë Informative prezantojnë zgjidhjet e tyre të mençura

Kosova

Kompanitë e Teknologjisë Informative prezantojnë zgjidhjet e tyre të mençura

Më: 12 maj 2021 Në ora: 06:07
Ilustrim

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Projekti “ICT for Kosovo's Growth” e financuar nga BE-ja organizojnë eventin B2B me takime ndërmjet bizneseve ndërsektoriale në parkun Inovative dhe te Trainimeve në Prizren.

Në kuadër të B2B takimeve, bizneset e Teknologjisë Informative do të takohen me  biznese në industrinë kreative, turizmi, hotelieria, dhe atyre artizanale por jo vetëm.

Aty do të shqyrtojnë mundësitë e tyre të përbashkëta të të bërit biznes dhe mundësive të partneritetit dhe bashkpunimit në drejtim të digjitalizimit dhe rritjes së eksportit të bizneseve.

Kompanitë e Teknologjisë Informative e Digjitale do të kenë mundësinë të prezantojnë zgjidhjet e tyre të mençura’ për sektoret e ndryshëm të Industrisë kreative, Trashëmisë, Turizmit dhe Artizanatet që përballen me çështje siç janë shërbimet dhe transformimi digjital e inovacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat