Derisa po vazhdojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Rafuna Mehmeti, tregon se kanë hasur në kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë.
Ai ka shkruar se edhe se qytetarët janë lidhur ilegalisht në gypin e ujit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Tutje ka theksuar se këto kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë dhe kyçje tjera të shumta po i vështirësojnë punimet.
“Gjatë punimeve në rrugën "Muharrem Fejza" po hasin në kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, këto kyçje të shumta, të pa evidentuara po i vështirësojnë punimet. Dyshohet së kyçjet janë bërë pa leje, ilegale, përveç në gypin që i furnizon qytetarët, kyçjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (furnizimi ka karakter emergjent)”, ka shkruar ai në “facebook”.