Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ja postimi:
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, të nderuar besimtar të besimit Islam, sot kam nderin që të emër të Komunës së Malishevës, në emrin e kryetarit të komunës, z.Ragip Begaj dhe në emrin tim personal, të ju uroj me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit.
Me këtë rast i uroj të gjitha familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidët dhe veteranë e luftës, dhe në mënyrë të veçantë ti uroj të gjithë bashkatdhetarët tanë ku do që jetojnë dhe punojnë.
Kjo ditë e bekuar, le të jetë një arsye më shumë për të gjithë ne, që të jetojmë në paqe dhe të kemi gjithmonë harmoni me njëri tjetrin.
Urime e gëzuar festa e Fitër Bajramit ”
I juaji, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.