Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e ish-deputeti Adem Mikullovci.
“Do ta kujtojmë me respekt veprën dhe kontributin e tij të çmuar që ka dhënë për kulturën e Kosovës dhe atë mbarëshqiptare”, ka shkruar Mehaj.
Postimi në Facebook:
Në këto ditë feste, isha në vizitë edhe te familja Mikullovci. Bashkë me familjarët e tij, e kujtuam bacën Adem, aktorin tonë të madh, veprimtarin dhe deputetin e kuvendit të 2 Korrikut dhe asaj te 17 Shkurit.
Adem Mikullovci ka qenë artist i popullit, i cili parreshtur ka punuar për popullin e Kosovës. Me filmat, dramat, komeditë dhe me punen e tij si regjisor, skenarist e aktor, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për artin dhe vendin.
Do ta kujtojmë me respekt veprën dhe kontributin e tij të çmuar që ka dhënë për kulturën e Kosovës dhe atë mbarëshqiptare.