Kandidati për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, ka treguar se ekipit të tij i është bashkuar Egzon Bejta
Ai ka qenë anëtar i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit.
Tahiri ka thënë se ai do të jetë kandidat për asamble komunale.
Postimi në Facebook:
Sot, Egzon Bejta, iu bashkua edhe zyrtarisht ekipit tim në garën për kryetar të Podujevës. Egzoni, me profesion është Ekonomist i diplomuar, edhe pse i ri në moshë, ai ka një përvojë të madhe në politikë.
Që nga mosha 18-vjeçare ka qenë i angazhuar në politikë, së fundi ishte anëtar i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit.
Egzoni, është një profesionist i ri ambicioz, ka mbi dhjetë certifikime dhe trajnime në fushën e politikës, menaxhimit dhe lidershipit nga organizata ndërkombëtare dhe vendore. Synimi i tij është që Llapit t'i kthehet nami që e ka pasur, ndërsa komuna të qeveriset me të rinj, derisa qyteti i Podujevës të jetë zonë urbane e evropiane.
Egzoni vjen nga një familje shumë e respektuar, që gjeneratë pas gjenerate ka dhënë shumë për qytetin dhe gjithë vendin.
Egzoni, do të jetë kandidat për asamble komunale.
Egzon, urime! Na priftë e mbara.