Në qytetin e Podujevës jpër dy ditë kanë arritur të vaksinohen mbi 300 qytetarë.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu, duke ftuar të gjithë qytetarët e interesuar për vaksinim por që janë mbi moshën 65 vjeçare që të lajmërohen (ose ti lajmëroni prindërit dhe gjyshërit tuaj të kësaj moshe) në "Qendrën e Vaksinimit për Regjistrim dhe Termin-Vaksinim" në Podujevë.
Postimi në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Vaksinimi i qytetarëve të Podujevës (gjyshërve tanë) kundër virusit Covid-19 në QKMF-në e Podujevës po vazhdon madje me një ritëm të kënaqshëm. Ju njoftojmë se, vetëm dje dhe sot Qendra e vaksinimit në Podujevë ka arritur ti vaksinoj mbi 300 qytetarë.
Ftohen të gjithë qytetarët e interesuar për vaksinim por që janë mbi moshën 65 vjeçare që të lajmërohen (ose ti lajmëroni prindërit dhe gjyshërit tuaj të kësaj moshe) në "Qendrën e Vaksinimit për Regjistrim dhe Termin-Vaksinim" në Podujevë.
në vijim ne do ti rrisim ekipet e vaksinimit në mënyrë që koha e pritjes të jetë sa më e shkurtër dhe numri i të vaksinuarëve të jetë sa më i madh .
Bashkë ia dalim#VAKSINOHU
Sinqerisht,
Dr.spec.Driton Sh.VELIU