Zëdhënësi i PDK-së, Betim Gjoshi, ka krahasuar renditjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor në samitin ‘Brno-Brijumi” Slloveni me kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi merrte pjesë.
Në fotografinë e presidentëve të Ballkanit, Vjosa Osmani shihet se është duke qëndruar në rreshtin e dytë të liderëve.
Gjoshi ka ironizuar me këtë duke thënë se “sllovenët e kanë kuptuar se si Vjosa Osmani e ofendon vendin e vet sa herë t’i jepet mundësia, prandaj sot e paskan trajtuar njësoj si ajo Kosovë.”
Po ashtu, ai ka publikuar edhe fotografinë ku Thaçi kishte marr pjesë, të gjithë liderët janë të renditur në një linjë.