1 i shëruar dhe 2 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

1 i shëruar dhe 2 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:10
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1114 raste, prej tyre 1049 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 13 raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat