Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës një person është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1114 raste, prej tyre 1050 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 12 persona.
Sqarim: Në raportin e publikuar sot nga IKSHPK, është raportuar se në mesin e 8 personave të vdekur, është edhe një nga Malisheva i moshës 72 vjeç, mirëpo një informacion të tillë nuk e ka shtabi emergjent komunal që merret me menaxhimin e situatës me pandemi, si dhe kjo moshë nuk përputhet me asnjë nga rastet aktive, apo rastet e javëve të fundit, nuk përputhet asnjë e dhënë me moshën 72 vjeç. Ne presim sqarim shtesë nga ana e IKSHPK-së për rastin në fjalë dhe për këtë do të njoftoheni në ditët në vijim.