Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në lansimin e projektit ndërkombëtar për Edukimin Dual në Kosovë. (Hotel “OK”, Prizren, ora 09:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë. Në rend dite interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës mban grevë njëorëshe në të gjitha regjionet e ATK-së, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (ATK, ora 10:00)
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, mban një aksion dhe konferencë për medie, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. (Zyra e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)
UNMIK dhe IOM festojnë Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim. (Zoom, ora 11:00)
Lëvizja FOL bën ndarjen e çmimeve për 3 shkrimet më të mira të cilat kanë trajtuar temat e prokurimit publik në Kosovë gjatë vitit 2020. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)
Java e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore vazhdon me aktivitet me nxënës të SHFMU “Dardania”, vozitje me biçikletë ose trotinet, etj. (Lagja “Dardania”, Prishtinë, ora 11:00)
Federata Skitare e Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me trajnim për vullnetarët për kërkim shpëtim. (Hotel Sirius, ora 11:00)
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), organizon turneun dedikuar ish-futbollistit dhe gazetarit sportiv Burim Hatipi. (Pallati i Rinisë dhe i Sporteve në Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi mban konferencë për medie. (Objekti i Gjykatës, ora 13:30)
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në shpërndarjen e materialeve për përfituesit nga projekti SIRED, që ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë. (Restoranti “Malboro”, Prizren, ora 14:00)
Në sallën e Kuvendit Komunal në Prizren mbahet mbledhja e tretë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është: “Takimi me përfaqësues të bizneseve”. (Platforma “Zoom”, ora 14:00)
Shefi i Zyres se BE-së, Tomas Szunyog takohet me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Pas takimit vizitojnë vend punishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës. (Objekti i Sindikatës, Prishtinë, ora 15:00)
Panel diskutimi i organizuar nga OJQ YARL me temën “Roli i të rinjve dhe politikat rinore për trashëgiminë kulturore”. (Qendra “LIBART” në Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani” Dardani, Prishtinë, ora 15:00)