Ish-Ministri i Shëndetësisë Numan Baliq është dënuar me dy vite burgim për sulm seksual ndaj një gruaje.
Baliq ka thënë se këto janë shpifje dhe e gjithë kjo është montim pasi që e viktima nuk ka asnjë dëshmi që e tregojnë që ai ka dhunuar atë seksualisht.
“ Nuk ka ndodhur asgjë prej asaj, as kontakt fizik, fikja e dritës që përmendët këto nuk janë të vërteta. E vërteta është që vetëm ka qenë biseda shkurt dy minuta,”– është shprehur Baliqi.
Tutje Baliq tregon se prokurori i rastit Arben Hoti i ka kërkuar 50 mijë euro nga familjarët e tij që ai të lirohet, madje ai tha se vendimi i prokurorit është i ndikuar nga dikush.
“Në këtë moment nuk jam i sigurt që janë para por është influence dikush nga lartë që ka bërë presion, por e di që prokurori brenda procedurës në momentin kur më ka shqiptuar masën e dënimit të mbajtës së paraburgimit, prokurori Arben Hoti ka kërkuar para ai ka kërkuar 50 mijë euro familjarëve të mijë dhe sot rasti është paraqitur në polici,”– ka thënë ai.