​Zvicra dhuron pajisje mjekësore për QKUK-në

Kosova

​Zvicra dhuron pajisje mjekësore për QKUK-në

Më: 20 maj 2021 Në ora: 19:57
Ilustrim

Me qëllim të ofrimit të ndihmës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, shteti i Zvicrës i ka dhuruar një donacion me pajisje mjekësore Klinikës së Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjekët gastroenterologë do të kenë në dispozicion dy gastroskopë dhe dy kolonoskopë të rinj.

Në kuadër të donacionit në vlerë totale 100 mijë euro, bëjnë pjesë edhe dy shtylla endoskopike.

Poashtu edhe një sasi e konsiderueshme e materialit shpenzues për endoskopi, njofton QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat