Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Pomozotin u mbajt sot ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të cilët përfunduan trajnimin “Ballafaqimi i shkatërrimit të armeve në masë, niveli teknik dhe operacional”.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u aftësuan për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive incidenteve të armëve të shkatërrimit në masë (ASHM).
Kjo me qëllim të mbrojtjes së personave, mjedisit ose pronës nga efektet e lëshimit.
Trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit dhe ndërveprushmërisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës - Kompania e Materieve të Rrezikshme (KMRR) dhe ekipit Amerikan të Defense Thread Reduction Agency (DTRA).