Sot në shënimin e Kuvendit të Junikut morën pjesë zëvendësministri Sejnur Veshall dhe këshilltari i Ministrit, Onur Canhas.
109 vjet më parë, Hasan Prishtina së bashku me Bajram Currin, Isa Boletinin dhe 250 delegatë vendosën të vazhdohej kryengritja dhe e miratuan programin politik me kërkesa për autonominë e Shqipërisë.
Ata vendosën për administratën shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, dhe ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin.
Çdo vit, në këtë datë të rëndësishme për identitetin shqiptar, vazhdon të kujtohet kjo histori dhe përçohet te gjeneratat e reja përmes ngjarjeve dhe aktiviteteve.