Në shesh ka ngelur vetëm korniza prej metali.
Ajo shërbeu si mbajtëse e një instilacioni me emrat e 1639 personave që figurojnë të zhdukur gjatë luftës së Kosovës.
Pllakën në fjalë që e rrëzoi era dikush u kujdes ta heq nga sheshi e ta vendos të kthyer mbrapsht ngjitur në gardhin e qeverisë.
Nga Nisma e të Rinjëve për të drejtat e njeriut YIHR që inicuan Instalacionin në fjalë më 27 prill në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës, thanë se do rivendosin pllakën më 30 gusht kur është data ndërkomëbaëtare e të personave zhdukur në të luftë.
Se kush e skajoi pllakën ata nuk e dijnë.
Si për ironi të fatit shënimi me 1639 emra të të pagjeturve përfundoi poshtë ekranit të madh që është në oborrin e ekzekutivit tash e sa vjet e i cili nuk punon.
Aty do të duhej të shfaqeshin emrat e fotografitë e të pagjeturve.
Haki Kasumi, nga Këshilli koordinues i Asociacionit të shoqatave të familjeve të të pagjeturve, thotë se gjithnjë u neglizhua nga politikanët në pushtet mirëmbajtja e instilacioneve e formave tjera që shërbejnë për kujtesë kolektive.
Pos kësaj Kasumi, ka thënë se kanë shpresa se qeveria e re do të kujdeset për objektet secili qoft ai me të cilin kujtohen gjithë ata që janë zhdukur gjatë luftës fati i të cilëve nuk është zbardhur.
Nga ekzekutivi, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjen sesi do të përkujdesen për instilacionet e dëmtuara.