Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19.
Kështu është bërë e ditur nga ana e ISKHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1117 raste, prej tyre 1053 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 12 persona.