Për të parën herë pas katërmbëdhjetë muajve numri i të vdekurve në Kosovë nga mortaja e shekullit dhe dergjja e mallkuar ka rënë sot (shtunë )në zero vdekje. Po ashtu, edhe numri i rasteve të reja ka shënuar rënie te dukshme, krahasuar me muajt dhe javët e fundit.
Ora, kjo ëdhtë djenjë lehtësimi. Ndjenjë triumfi qe po ofrohet. Por kujdesi duhet të vazhdojë.Lehtësimet duket dhe kanë nisur.
Meritat padyshim u takojnë Heronjve të bluzave të bardha të vitit pandemik.
Ndaj, rimëkëmbja po na pret. S’do të jetë e lehtë,por asgjë me kaq shumë vullnet s’duket e pamundshme. E bëni mundin e secilit të vlejë.
Drita në fund të tunelit po shihet më në fund.
Mbahuni edhe pak.
Kujdesuni për veten.