Qëndron Kastrati: Në Shipashnicë dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhe

Kosova

Qëndron Kastrati: Në Shipashnicë dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhe

Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:29
Qendron Kastrati

Pas ngjarjeve të fundit në komunën e Kamenicës, Qendron Kastrati, kryetar i kësaj komune ka publikuar një postim lidhur me arsyen e vizitës së zyrtarëve komunal në Shipashnicë të Poshtme.

Kastrati tha se është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj pasi atje sot u dërguan pajisjet dhe inventari për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth.

Ja postimi i plotë:

Në Kamenicë vetëm 3.99% e fëmijëve shkojnë në kopsht. 96% të tjerë apo rreth 1400 fëmijë qëndrojnë në shtëpi. Edhe pse edukimi parashkollor është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit fëmijë, në Kamenicë jo të gjithë e kanë këtë mundësi.

Ashtu siç e kemi stërthënë, objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin. Dhe kështu, ne sot dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth.

Është paraparë që të punësohen rreth 12 punëtorë dhe që dy vitet e para të jenë pa pagesë për fëmijët.

Është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj. Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, Ministrja Nagavci me çasjen e saj po hedhë benzin në zjarr. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme.

P.S. Sipas neuroshkencëtarëve, truri i fëmijës deri në moshën 2 vjeç ka periudhën më intensive të zhvillimit, pas kësaj moshe proceset fillojnë dhe reduktohen. Prandaj, është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të pasur me informacion dhe veprime nxitëse, me bashkëmoshatarë dhe edukatorë profesional

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat