Edhe sot nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Koronavirusi në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 31 raste pozitive, ndërsa 95 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq.