Haradinaj ndan mirënjohje për prindërit e dëshmorëve Kiqina

Kosova

Haradinaj ndan mirënjohje për prindërit e dëshmorëve Kiqina

Nga: A.SH Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:21
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Kiqina.

Ai për famijlen Kiqina ka ndarë mirënjohjen “Me besin në Zot, atdhe e shtet”, për kontributin jashtëzakonshëm në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare.

Postimi në Facebook:

Në procesin e shtetformimit, disa familje u bën emblemë e përpjekjeve dhe sakrificës për liri.

Sot në Baicë të Drenasit, rikujtuam heroizmin shqiptar ndër breza. Familja Kiqina dha shembullin më të mirë të atdhedashurisë e patriotizmit, në të gjitha periudhat historike.

E mahnitshme se si tradita shqiptare e shërbimit ndaj Atdheut, është përcjellur brez pas brezi sikur në familjen e Miftar Kiqinës, babai i të cilit Bajrami ra Dëshmorë krahas Shaban Polluzhës, e gjyshi i tij Ukshini, dëshmor në Luftën e Kërçovës, ndërsa në Luftën Çlirimtare, ai dha katër djemtë e tij Dëshmorë.

Kam ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, për prindër të dëshmorëve, që rritën, edukuan dhe i falën Atdheut, bijtë e tyre, që nderuan kombin shqiptar me trimëri e heroizëm; Miftar e Mihrije Kiqina, prindër të katër Dëshmorëve, Afrimit, Bajramit, Fatonit e Ramizit; Kumrije Kiqina, nëna e Milazim Kiqinës; Rrahmani e Hasibja, prindërit e Dëshmorit Rasim Kiqina.

Përpjekja dhe sakrifica e tillë, deri në vetmohim, ishin ato që siguruan qenien tonë në këto troje. Shqiptar ishim, si shqiptarë luftuam dhe shqiptarë do të mbesim përjetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat