Ka disa raste që qytetarët që ndjehen të kërcënuar i drejtohen Policisë së Kosovës por që nuk merren seriozisht.
Kjo deklaratë u dha nga djali i një viktime në Pejë.
Babai i tij u vra këtë të martë disa orë pasi kishte deklaruar në stacionin policor në Pejë se ndihet i kërcënuar.
Mirëpo denoncimi i tij nuk u mor seriozisht mbrëmjen e së hënës nga zyrtarët policor.
Tek Policia e Kosovës ndihmë kishte kërkuar edhe një grua nga lagja Emshir e kryeqytetit.
S.S e denoncoi disa herë në Polici ish-bashkëshortin e saj për dhunë, mirëpo në asnjë rast nuk kishte pasur vendim efektiv nga ana e prokurorisë.
E mëngjesi i 14 marsit të këtij viti, do te rezultonte fatal për gruan, që do të vritej nga ish burri i saj, e ku më pas ky i fundit do të vriste edhe veten.
Raste të tilla, të kërcënimeve me fund tragjik ka pasur edhe në vitet e kaluara në Kosovë.
E avokatët që u morën me raste të tilla, po e shohin si shqetësues neglizhencën e organeve të sigurisë në këto raste.
Nrecaj apelon tek Policia e Kosovës që ta ruajnë imazhin që kanë fituar ndër vite.
Edhe nga komisioni për siguri në Kuvendin e Kosovës po paralajmërojnë një vizitë në akademinë e Policisë së Kosovës.
Kjo vizitë sipas kryetarit të këtij komisionit do të zhvillohet për shkak të uljeve të standardeve profesionale nga ky institucion.
Policia e Kosovës është institucioni i dytë me besim më të lartë tek qytetarët e që para saj qëndron vetëm FSK.