648 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

Kosova

648 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

Më: 24 maj 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka vazhduar me inspektimin për respektimin e masave antiCOVID-19.

Gjatë së dielës policia nuk ka kursyer gjobat për ata që kanë thyer rregullat.

Në bazë të ligjit COVID-19, policia dje ka shqiptuar 648 tiketa.

Ndryshe dje në vendin tonë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, kurse janë konfirmuar 31 raste të reja. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat