Policia jep detaje për ngjarjen e djeshme në Kamenicë

Kosova

Policia jep detaje për ngjarjen e djeshme në Kamenicë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 12:59
Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se banorët e fshatin Shipashnicë të Kamenicës sulmuan të dielën me vezë dhe gjësende të tjera zyrtarët komunalë.

Zyrtarët komunalë të Kamenicës u sulmuan me vezë dhe gjësende të tjera nga banorët e Shipashnicës, pasi këta të fundit kishin bllokuar hyrjen e shkollës së fshatit. Policia njofton se për këtë është dashur të intervenojnë organet e rendit, ku është arrestuar një person.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Banorët e këtij fshati po kundërshtojnë shndërrimin e shkollës në çerdhe dhe reformat e kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati, për çështjen e arsimit.

E ashpër ka qenë gjuha e Kastratit ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, duke thënë se kjo e fundit po i nxit banorët për tensione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat