Rënia e numrit të të infektuarve nga COVID-19 lehtësim për punën e mjekëve

Kosova

Rënia e numrit të të infektuarve nga COVID-19 lehtësim për punën e mjekëve

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme rreth 40 qytetarë të komunës së Prishtinës janë testuar për COVID-19 në Qendren e Mjekësisë Familjare në lagjen Emshir.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Prishtinë janë regjistruar vetëm katër raste me COVID-19 e po ashtu edhe në nivel vendi numri i të infektuarve ka qenë ndër më të ulëtit në nivel vendi.

Janë regjistruar vetëm 14 raste pozitive nga 1 mijë e 904 mostra të marra nga të gjitha komunat e Kosovës.

IKSHPK bën të ditur se është regjistruar vetëm një viktimë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas stafit të Qendres së Mjekësisë Familjare në Emshir edhe numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e infektimit me COVID-19 është më i vogël, duke lehtësuar dukshëm punën e mjekëve.

Ata thanë për Info Magazine se mesatarisht gjatë ditëve këtu testohen 35 deri në 40 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat