Java fillon me mot të nxehtë me temperatura deri në 30C. Në pjesën e dytë të javës priten edhe të reshura shiu, e temperaturat pësojnë rënie graduale.
25.05 - Paradite me vransira, e gjatë ditës moti nxehtë dhe kryesisht me diell.
26.05 - Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Vonë në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi për bubullima.
27.05 - Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe mundësi për reshje lokale shiu pasdite dhe në mbrëmje.
28.05 - Më freskët, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje, me minimale që luhaten ndërmjet 10C e 15C, e maksimalet deri të martën arrijnë edhe në 30C, e më pas në rënie deri në 25C, të premten edhe deri në 12C.
Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 4-11m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në vlera të larta, e të enjten me tendencë të rënies.