Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas lirimit të asambleistit të kësaj komune, Blerim Maçastena, i cili po mbahej në burg nga autoritetet serbe që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Për këtë ka reaguar edhe Bulliqi.
Kreu i Podujevës thotë se lirimi i Maqastenës i ka gëzuar të gjithë, pasi që sipas tij ai padrejtësisht po mbahej në burg të Serbisë nga 12 dhjetori.
“Blerimit i uroj shëndet të mirë dhe suksese në punët dhe angazhimet e tij si këshilltar i Kuvendit të Komunës”, ka shkruar Bulliqi.