Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.
Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, ku që katër ditë radhazi nuk është regjistuar asnjë i infektuar me COVID-19 në Suharekë.
Gjatë ditës së sotme u konfirmuan vetëm 11 raste pozitive, asnjë në Suharekë, po ashtu edhe gjatë ditës së djeshme u regjistruan 14 raste pozitive, asnjë në Suharekë. Gjithashtu më 23 maj u regjistruan 31 raste pozitive me COVID-19 në tërë Kosovën, asnjë i infektuar në Suharekë.
Një gjë e tillë bënë që të kuptohet se është duke pasur efekt në rënien e numrit të të infektuarve, vaksinimi kundër COVID-19 si dhe masat adekuate për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë.