Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoren e Administratës komunale Emine Rrecaj dhe shefin e arkivit Hamit Geci, sot kanë bërë përurimin e përfundimit të projektit për modernizimin e arkivit të komunës, sipas standardit ndërkombëtar ISO, në formë fizike dhe elektronike.
Me këtë investim, Komuna e Skenderajt është bërë shembull edhe për komunat tjera të cilat po e marrin model organizimin e tillë të arkivit.
Kryetari Jashari tha se tashme janë krijuar kushte optimale për shfrytëzim të hapësirës ku do të bëhet mbrojtja e dokumenteve të arkivuara nga qasja e paautorizuar si dhe do të jenë të sigurta nga zjarri.
“Realizimi i këtij projekti siguron proces më të lehtë dhe më të sigurt në ruajtjen e dokumentacionit për vitet e ardhshme, duke menduar e punuar kështu edhe për gjeneratat që vijnë”, tha Jashari.