Dega e NISMA-s për Kosovën ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vushtrri ku siç njoftohet në faqen zyrtare të saj është bërë edhe zgjedhja e kryetarit të degës për komunën e Vushtrrisë.
“Çerkin Dukolli së bashku me Albert Maxhunin nga afër monitoruan punimet e këtij kuvendi, ku nga një atmosferë entuziaste dhe debati konstruktiv politik me vota unanime kryetar dege u zgjodh Besim Shyti aktivist i hershëm politik.” njofton dega e NISMA-s për Kosovën në Vushtrri.
“Strukturat drejtuese të NISMA Socialdemokrate në Vushtrri dhe kryetari Besim Shyti janë ekipa më kompetente dhe konkurente politike që do u ofrohet qytetarëve Vushtrrias në zgjedhjet lokale në vjeshtën e këtij viti.” thuhet tutje në njoftimin e lëshuar në rrjete sociale nga NISMA në Vushtrri.
Përveç kryetarit të degës, delegatët prezent zgjodhën këshillin dhe kryesinë e degës.
Ndryshe Besim Shyti ka kohë që punon si inspektor në Komunën e Mitrovicës, poashtu ka qenë pjesë e bordit të Ujësjellësit “Mitrovica”, dhe kishte kandiduar për deputet por kishte dështuar të marrë vota të mjaftueshme.