​3 mijë e 303 raste aktive me COVID-19

Kosova

​3 mijë e 303 raste aktive me COVID-19

Më: 26 maj 2021 Në ora: 07:45
Ilustrim

Aktualisht në vend janë 3 mijë 303 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Shkak i virusit korona në Kosovë që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tani kanë vdekur 2 mijë e 241 qytetarë. Ndërsa, 107 mijë e 269 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nga infektimi me virusin korona janë shëruar 101 mijë e 725 persona.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), së fundmi ka raportuar për një rast të vdekjes dhe 11 raste me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat