Katër të shëruar dhe dy raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

Katër të shëruar dhe dy raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:13
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1119 raste, prej tyre 1061 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 8 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat