Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 44 raste pozitive me COVID-19.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifkiuar dy raste pozitive me COVID-19.
Dy rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga fshati Duhël.
Gjithashtu, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195.
Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.