Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 27 maj 2021 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Sot dhe nesër pritet të ketë mot jostabil, me shi dhe bubullima. Në mbrëmje mund të bie edhe breshër. Mot me shi do të ketë edhe gjatë të dielës dhe ditën e parë të javës së ardhshme, njofton Prishtina Weather.

Dita e shtunë sjell shkurtimisht pushim nga të reshurat me më shumë diell. Mirëpo nga e diela mbrëma sërish priten të reshura të cilat vijojnë edhe ditën e fundit të muajit maj, derisa temperaturat ka gjasa të pësojnë rënie edhe nën 15C.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme cilësia e ajrit në përjgithësi mbetet përreth vlerave të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera më të larta vetëm gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën, e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës, ndërsa të premten e të dielen pritet të jetë në vlera mesatare.

27.05 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet do të jenë mjaft intenzive, e nuk përjashtohet mundësi edhe për breshër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat