Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e ka refuzuar sot kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për ta vizituar Manastirin e Deçanit.
E në lidhje me këtë, ka reaguar ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj.
Ky i fundit, i është referuar Kurtit si “skifter” duke e sfiduar që në Manastir të shkojë pa pyetur.
Postimi i plotë:
Skifteri duhet ta vizitojë Manastirin e Deçanit se i Kosovës është dhe të mos kërkojë leje, sepse edhe Sava Janjići e ka kryeministër. Le ta merr edhe metrin me vete për t’ia matur mirë territorin. Obligim moral e ka që Kosovën dhe Malin e Zi ta lidhë me një rrugë të hairit. Plus shkon më shpesh tani edhe te kushërinjtë dhe nuk manipulon në emër të tyre në Kuvendin e Kosovës.