Nxënësit e klasave të nënta sot i’u janë nënshtruar testit të arritshmërisë.
Procesi i testimit u mbajt me sukses edhe në Komunën e Shtimes.
Nga komuna e Shtimes kanë njoftuar se testi i arritshmërisë u organizua në tri qendra.
Komunikata e plotë e komunës së Shtimes:
Shtime, 28 maj 2021 Sot në tri qendrat e testimit në Komunën e Shtimes, u organizua Testi i Arritshmërisë.
Të drejtën për t’u testuar e kishin nxënësit e klasave të nënta. Në tri qendra të testimit janë shpërndarë nxënësit e të gjitha shkollave të komunë sonë.
Tri qendrat e testimit ishin:
Shkolla Fillore “Emin Duraku” me gjithsej 113 nxënës
Shkolla e Mesme e Ulët me gjithsej 186 nxënës
Shkolla e Mesme Profesionale me gjithsej 145 nxënës
Nxënësit e klasave të nënta morën pjesë për t’u vlerësuar me njohuritë e fituara gjatë shkollimit nëntëvjeçar.
Drejtoresha e Arsimit znj. Agime Roshaj i vizitoi tri qendrat me ç’rast i uroi nxënësit për të arriturat e deritanishme, po ashtu i dëshiroi suksese në rrugëtimin e mëtutjeshëm.
Komuna e Shtimes këtë vit i ka 444 nxënës në klasën e nëntë të cilët kanë hyrë në Test të Arritshmërisë.