Kur një qytetar dëshiron të jetë i përgjegjshmëm nuk i duhet shumë punë dhe vullnet për të treguar.
Këtë sot e ka bërë një qytetare nga Prishtina, kur ka gjetur një kuletë të një personi dhe e ka dorëzuar në Polici.
"Sot duke kaluar afër restorantit të quajtur “Tiffani” në Prishtinë kam gjetur një kuletë, ku menjëherë e kam raportuar në stacionin policor Qendra.
Sipas dokumenteve kuleta është e Leart Zymberajt, kushdo që e njeh ju lutem ta njoftoni se kuletën e gjen në polici", ka shkruar Teuta Xhema në Facebook.