Në fshatin Carrabreg i Epërm sot u organizua dhurimi vullnetar i gjakut me moton “Në Carrabreg dhurohet gjak”, i pranishëm aty ishte edhe Ramush Haradinaj.
Haradinaj falënderoi ekipet mjekësore që u gjendën sot atje dhe që po e bëjnë një punë vërtetë të palodhshme.
Ai tha se është dhurues i rregullt i gjakut.
Haradinaj tha se çdo gjashtë muaj dhuron gjak dhe jo vetëm, por sa herë që dikush ka nevojë për gjak ai është i gatshëm për të ndihmuar.
Tutje, në një shkrim në Facebook Haradinaj theksoi se kjo është hera e nëntë që në Carrabreg organizohet dhurimi vullnetar i gjakut.
“Ky fshat që i fali shumë lirisë, për herën e nëntë, organizoi dhurimin vullnetar të gjakut, për të shpëtuar jetë”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se sot në fshatin Carrabreg u bë përurimi i Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Carrabregut të Epërm, ku ndër të pranishmit ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ku edhe mbajti fjalim.