Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zyrtarizuar kandidaturën e Rrahim Tërnavës për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës.
Hoxhaj tha se Tërnava përfaqëson vlerat e një qeverisje të dinjitetshme.
“Është ditë e veçantë për komunën por edhe për Kosovën meqenëse sot po e bëjmë publike kandidaturën e Rrahim Tërnavës. Fushë-Kosova është një komunë strategjike me një kandidatë që përfaqëson vlerat më të mira”.
“Jam i lumtur që në këtë ditë të bukur shoh sot shume qytetarë të Fushë Kosovës për ta mbështet kandidaturën e Ternavës”.
“Nuk ka qytet që këto vitet e fundit është ndërtua më shume se Fushë-Kosova dhe nuk ka qytet që është degraduar më shumë. Burimi që është kryetar i kësaj komune është burim i degradimit pa vizon e plan për përmirësimin e jetës në Fushë-Kosovë”.
“Jam këtu që sot ta shpalli zyrtarisht Rrahim Ternavën kandidat për kryetar të Fushë Kosovës”.