Është përuruar lapidari i dëshmorëve në fshatin Carrabreg i Epërm në Deçan.
Kryetari i fshatit, Arton Loshaj, tha se sot po nderohen edhe një herë të rënët në luftën e fundit në Kosovë.
Kurse ish-kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se Carrabregu ka dhënë shumë për luftën e fundit në vend.
Ky fshat numëron 12 dëshmorë dhe 32 martirë.