Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar e diela do të jetë kryesisht e vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurtra me diell.
Pasdite pritet të ketë edhe reshje shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 16-18.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.