Portreti i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ai i presidentes së tanishme qëndrojnë krah për krah në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Veçse ajo që bjen në sy lehtë, është dallimi në madhësi i portretit të Rugovës që është një pikturë, edhe fotografisë zyrtare të Vjosa Osmanit.
Kjo vërehet në disa fotografi të publikuara në faqen e komunës në Facebook.
Aty tregohet se është bërë prezantimi i Hartës Zonale para Bordit të Drejtorëve të Komunës së Vushtrrisë.