Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell.
Sipas IHMK-së shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.
Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik.