Në komunën e Skenderajit sot ka filluar aksioni “Java e Pastrimit”, ku për një javë në mënyrë vullnetare do të bëhet pastrimi i hapësirave publike e largimi i mbeturinave, në hapësirat e qytetit dhe në fshatra.
Këtij aksioni i’u bashkua edhe Kryetari i komunës, Bekim Jashari, i cili apeloi edhe qytetarët që të kujdesen për mjedisin dhe ambientin tonë.
“Me rastin e fillimit të këtij aksioni, bëra thirrje për qytetarët që të kujdesemi për mjedisin në të cilin jetojmë duke e trajtuar atë si shtëpi tonë të përbashkët”, tha Jashari.
Tutje Jashari u shpreh mirënjohës ndaj KRM “Uniteti” dhe gjithë vullnetarëve që po bëhen pjesë e këtij aksioni mjaftë domethënës.
”Bashkë në mbrojtje të mjedisit!”, u shpreh ai.