Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me zëvendës-ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka përcjellë punimet nga afër që kanë rifilluar në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Durmishi u zotua për intensifikim e punimeve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në realizimin e këtij projekti.
Postimi në Facebook:
Sot bashkë me zvministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, deputetin Vendenis Lahu, kolegë të ekzekutivit komunal, kemi përcjellë nga afër punimet që kanë rifilluar në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Sot po asfaltohej korsia e rrugës në fshatin Llugë.
Para zvministrit ne paraqitëm disa prej shqetësimeve tona lidhur me këtë projekt dhe vonesat që janë tejzgjatur si dhe nevojën emergjente për ndërtimin e kësaj magjistrale për qytetarët llapjanë dhe bashkatdhetarët tanë.
Zvministri Durmishi u zotua për intensifikim të punimeve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në realizimin e këtij projekti. Poashtu u dakorduam që të jemi në kontakt të vazhdueshëm si institucione për të thelluar bashkëpunimin me qëllimin e zbatimit sa më të mire të këtij projekti.